​Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në të cilin janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress, se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat