Zhduket një grua në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zhduket një grua në Prishtinë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të PK-së, ankuesi mashkull ka njoftuar për rastin pasditen e së dielës.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq në raport thuhet se i njëjti ka ndodhur në lagjen Dardania.

“Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat