Zjarr në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren

Kronikë e zezë

Zjarr në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Në Landovicë të Prizrenit para pak ditësh u përurua Muzeu i Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponentë të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por nuk shkoi gjatë kur në këtë muze ndodhi një incident zjarri.

Siç mëson media nga burimet brenda Policisë, mbrëmbë pas orës 20:00 në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në këtë objekt.

Në vendin e ngjarjes, sipas këtyre burimeve kanë dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat