Shpërthim në oborrin e një shtëpie, evakuohen banorët e shtëpisë në Katund të Ri të Pejës

Kronikë e zezë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie, evakuohen banorët e shtëpisë në Katund të Ri të Pejës

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka evakuuar mbrëmë vonë banorët e një shtëpie në fshatin Katund i Ri në Pejë, për shkak se në oborrin e tyre kishte ndodhur një shpërthim.

Sipas informacioneve që ka dhënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, gjatë këtij shpërthimi nuk ka pasur dëme materiale e as të lënduar.

“Fsh. Katund i Ri, Pejë 16.06.2021 – 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka ndodhur një shpërthim. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se në oborrin e shtëpisë së ankuesit kishte ndodhur një shpërthim. Banorët e shtëpisë janë evakuuar në vend të sigurt.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat