Gjilanasi godet policin me motoçikletë duke tentuar t’i ikë

Kronikë e zezë

Gjilanasi godet policin me motoçikletë duke tentuar t’i ikë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:25
Ilustrim

Një polic i Kosovës në Gjilan ka mundur ta pësojë dje shumë keq gjersa po patrullonte në një pikë kontrolli.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti duke lëvizur me motor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë.

Duke ikur, ai ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat