Arrestohen dy persona për falsifikim, pastrim të parasë dhe blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për falsifikim, pastrim të parasë dhe blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Mitrovicë, janë arrestuar dhe ndaluar të dyshuarit B.M. dhe M.Sh.

Për veprat penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296, “Pastrimi i parasë”, nga neni 302 dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Ndaj të dyshuarve të ndaluar në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat