Vushtrri: Kapet duke vjedhur pjesë metalike nga çatia e stacionit të autobusëve

Kronikë e zezë

Vushtrri: Kapet duke vjedhur pjesë metalike nga çatia e stacionit të autobusëve

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Është raportuar se i dyshuari mashkull është zënë në flagrancë në Vushtrri, duke kryer vjedhje të pjesëve metalike nga çatia e stacionit të autobusëve.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar një palë gërshërë për prerjen e metalit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat