Një rast tjetër i vdekjes pas operimit në QKUK është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas ankuesit, bashkëshortja e tij pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete.
Sipas raportit të Policisë, operimi ka ndodhur më 02 shtator, kurse gruaja e tij ka vdekur pas 13 dite.
Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nen hetime.