Zbulohet emri i personit që plagosi djalin

Kronikë e zezë

Zbulohet emri i personit që plagosi djalin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

Një gjarje e rrëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku mësohet se babai ka plagosur të birin 20 vjeç.

“Panorama” bën të ditur se i plagosuri është Olsi Çika, i cili është pagosur me thikë nga i ati i tij Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Njoftimi i policisë

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat