Kërcënon me thikë policin e bashkisë, arrestohet 34 vjeçari

Kronikë e zezë

Kërcënon me thikë policin e bashkisë, arrestohet 34 vjeçari

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 08:13
Policia e Tiranes

Një konflikt ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë mes një qytetari dhe punonjësit të policisë bashkiake.

Shtetasi Arben Lleshi, 34 vjeçar ra në prangat e policisë pasi kundërshtoi dhe kanosi me thikë punonjësit e policisë bashkiake.

Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 e 238 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat