Sekuestrohet kokainë dhe heroinë, pranga shqiptarit dhe rumunes në Greqi

Kronikë e zezë

Sekuestrohet kokainë dhe heroinë, pranga shqiptarit dhe rumunes në Greqi

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:34
Ilustrim

Gjatë një aksioni nga polica greke, janë vënë në pranga ditën e sotme një shqiptar dhe një rumune.

Aksioni është zhvilluar në Artë e Janinë, ku në makinën e një 29-vjeçari, brenda saj kishte heroinë dhe kokainë.

Mësohet se brenda në makinë ishte edhe një 38-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur nga policia greke për arsye hetimi.

Po ashtu mësohet se në Artë, ditën e sotme u kap një tjetër shqiptar 24-vjeçar me 21 kg 707 gram marijuanë në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat