Autobusi përplaset me makinën e 22-vjeçares, gjashtë të plagosur në Librazhd

Kronikë e zezë

Autobusi përplaset me makinën e 22-vjeçares, gjashtë të plagosur në Librazhd

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Mirakë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Një autobus me targë AA 561 PU drejtuar nga S.P., 61 vjeç u përplas me një  “Volksëagen Passat” me targë AA 070 IS që drejtohej nga një vajzë, A. K., 20 vjeçe.

Për pasojë në spitalin e Librazhdit janë dërguar për ndihmë mjekësore katër pasagjerë të autobusit, F.F., 52 vjeçe banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vetë drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri B.P., 21 vjeç gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se po heton për shkaqet e ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat