Policia raporton se dje në Gjilan banorë të lagjes në rrugën “Nëna Terezë” kanë protestuar lidhur me një aksident me fatalitet që ka ndodhur në këtë lagje.
Sipas Policisë protesta ka përfunduar dhe nuk raportohet për ndonjë incident. Ditë më parë në këtë lagje ka humbur jetën 10 vjeçarja Erëza Berisha.