Banesa e kthyer në laborator të përpunimit të kanabisit, kush janë të arrestuarit

Kronikë e zezë

Banesa e kthyer në laborator të përpunimit të kanabisit, kush janë të arrestuarit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Policia e Fierit ka sekuestruar një laborator të përpunimit të kanabisit, duke sekuestruar 350 kg kanabis dhe 5 persona janë vënë në pranga.

Sipas informacioneve të para, mes të arrestuarve është dhe pronari i banesës ku përpunohej droga, ndërsa 4 të tjerët janë punëtore që merreshin me përpunimin e kanabisit.

EMRAT

Në pranga Gazment Allkaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Operacioni u krye dje në zonën e Çorrushit dhe Malasit.

Njoftimi i policisë

Mallakastër

Policia godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
1.Gazment Allkaj, 24 vjeç
2.L.J., 41 vjeçe
3.F.J., 30 vjeçe
4.O.J., 47 vjeçe
5.I.J., 31 vjeçe.

Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat