Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjakovë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjakovë, katër të lënduar

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë –Gjakovë.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se katër persona janë lënduar, por fatmirësisht nuk ka lëndime serioze.

Image

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjakovë, në afërsi të restorantit “Guri i Zi”.

Nga pamjet që i janë dërguar nga një dëshmitar i rastit, shihet se dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke bërë që njëri automjet të përfundoj jashtë rrugës.

Ndërkaq, një veturë tjetër e tipit “Wolkswagen Golf” ka mbetur në mes të rrugës.

Në momentin kur është bërë videoja, Policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

Nuk dihet ende nëse, përveç dëmeve të dukshme materiale, ka edhe lëndime në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat