Dita e Bajramit me 70 aksidente

Kronikë e zezë

Dita e Bajramit me 70 aksidente

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Dënimet e majme dhe task forca e formuar për të pakësuar aksidentet në trafik, duket se nuk po japin efektin e dëshiruar.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 70 aksidente në komunikacion.

Prej tyre, 35 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar. Kurse dënime të shqiptuara janë 357 të tilla dhe janë arrestuar  nëntë persona.

Ndryshe, vlen të theksohet se dita e Kurban Bajramit është karakterizuar me numër të madh të vetura në komunikacion, si në magjistralen Prishtinë-Podujevë ku kolona ishte pothuajse 15 km e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat