Lushnjari ku s’e kishte futur… kapet në Igumenicë me 86 kg marijuanë në makinë

Kronikë e zezë

Lushnjari ku s’e kishte futur… kapet në Igumenicë me 86 kg marijuanë në makinë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:38
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34 vjeç, nga Lushnja.

Policia e vendit fqinj ka sekuestruar mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Droga u kap në Igumenicë ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri.

 Është kryer kontroll i imtësishëm me ndihmën e qenit anti-drogë dhe poshtë sedileve dhe në portat e mjetit u gjetën të fshehura 84 pako me 86 kg 230 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34 vjeç, nga Lushnja.

Lena rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Patër për falsifikim dokumentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat