Një person gjersa ishte duke ecur në park të qytetit të Prizrenit, është rrëzuar dhe ka mbetur pa shenja jete.
Sipas Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga njësitë emergjente është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.