Kërcënon me thikë një vajzë të mitur, arrestohet

Kronikë e zezë

Kërcënon me thikë një vajzë të mitur, arrestohet

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zhegër, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare, me thikë e kishte kërcënuar vajzën e tij të mitur.

Pas arrestimit të dyshuarit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit -  2.8 promil.

Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshua aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21.30, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat