Himarioti gjendet i varur në litar afër shtëpisë

Kronikë e zezë

Himarioti gjendet i varur në litar afër shtëpisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar nga Vranishti i Himarës ka varur veten me litar afër shtëpisë së tij. Burri ka inicialet A.A. Ai është gjetur në orën 7:03 nga familja e tij.

Policia tha senga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga litari.

Bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.

Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat