Vdes vajza 23 vjeçare nga Istogu, e aksidentuar pak ditë më parë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes vajza 23 vjeçare nga Istogu, e aksidentuar pak ditë më parë në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Sot ka ndërruar jetë e aksidentuara e dytë në Rrugën B në Prishtinë, të cilat ishin goditur nga një veturë më 22 tetor.

Lajmin për vdekjen e saj, e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Sot rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë viktima e dytë (këmbësorja) F.R. 23 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 22 tetor 2018, në Rrugën B në Prishtinë", ka thënë Ahmeti.

Aksidenti fatal kishte ndodhur rreth orës 16:00, më 22 tetor, kur një veturë kishte goditur dy vajza në Rrugën B. Për shkak të lëndimeve të rënda, pas pak orëve kishte ndërruar jetë 30 vjeçarja Lendita Bardhi.

Të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit i është caktuar një muaj paraburgim. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe të veturës./

***

Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja nga Vrella e Istogut, Florijeta Rugova.

E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Florijeta ishte në repartin e intenzivës në Prishtinë që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat