Përplasen makinat në Elbasan, mes të plagosurve edhe një 5-vjeçar

Kronikë e zezë

Përplasen makinat në Elbasan, mes të plagosurve edhe një 5-vjeçar

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 20:35
Pamje nga aksidenti

Tre persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 5-vjeçar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël, ku sipas policisë automjeti me targa EL8982 B me drejtues personin me inicialet A.Xh., është përplasur me automjetin me targa TR1388U me drejtues B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 persona, të cilët ishin pasagjerë në automjetin me targa El 8982 B, konkretisht J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa siç njofton policia, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat