I dënuar me 1 vit burg, kapet 47-vjeçari nga Elbasani

Kronikë e zezë

I dënuar me 1 vit burg, kapet 47-vjeçari nga Elbasani

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi rezultonte i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 1 vit burg.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Arben Kruja, 47 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat