Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Qëndresa” që të çon për në fshatin Llapashticë.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Dëshmitarë të rastit ku edhe kanë dërguar fotografi kanë thënë se në këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale.