Sot rreh orës 10:30, në rrugën ,,Bajram dhe Gursel Sylejmani”në një pikë për transferim parash ka ndodhur një rast ,,Grabitje e mbetur në tentativë” kur në lokal ka hyrë një person dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja ka kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka, njofton Policia.
Falë gjeturisë së pronarit dhe intervenimit të shpejtë të njësiteve policore,i dyshuari H.V. 29 vjeç, është prangosur dhe arestuar në vendin e ngjarjes.
Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale.