Poezia me titullin “Dhembja e mundur me dhembje”

Kultura

Poezia me titullin “Dhembja e mundur me dhembje”

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:35
ilustrim

Poetja  mërgimtare Mimoza  Gjetaj- e cila bashke me familje jeton dhe punon në Itali vjen të lexuesit me shumë poezi  të cilat janë të mirëpritura dhe të lexuara - dashamiret e poezisë në diasporë dhe tokën shqiptare. Ajo, ka stilin e vet poetik, mënyrën e të shkruarit meditativ dhe filozofik, me gjetje artistike të ndërtuara me përkushtim dhe talent krijues dhe të shkruara bukur, duke përdorë me ngulm gjuhën poetike e cila të lexuesit shqiptarë vjen si poete më e formuar, më e unifikuar me poezitë e saja. Andaj kësaj radhe do të prezantojmë lexuese tonë poezinë me titull “Dhembja e mundur me dhembje” kushtua të plakurve të cilët shpirtin e kanë të arnuar prej vuajtjeve të kohës të cilët fytyrat i kanë të mbuluar me trillime që nuk mund t’i fshehin vegimet të skicuara me ironi të mërdhirë
tendosur prej dallgëve të urrejtjes Shkumëzuar nga kjo loje e hipokrizie. Ankthet e strukur janë mbuluar me shpresa të ndryshkura. Drejt një peme të plakur dhe të rënduar prej degëve të shpërndara aty e këtu, kanë mbetur pa forcë për t'u ngritur shkallëve të jetës pa përbuzje, pa trillime. Për ta sfiduar horizontin e vezullimeve ku sythat e degëve s’e fshehin dot mjerimin...

Mimoza Gjetaj

Dhembje e mundur me dhembje

Rrinë sy dy hije në qoshe të natës
Përballë sofrës së rrethuar nga degët e njoma
Të trungut të mbushur me dashuri
ky trung i plakur në cepin tjetër
me vetëm një lugë çorbë hidhërimi kapërdinë
pa mundur ta përpijë kafshatën e dëshpërimit...

Po, shpirtin e kanë të arnuar prej vuajtjeve të kohës .
Vështrimet të mjegullta prej syve të heshtur
Përqafimet të ndaluara nga molla e fatit
Me buzë qumështore me performanca të injorancës .

Në mendje u janë qëndisur ambiciet e shfrenuara
Fytyrat mbuluar me trillime që nuk mund t’i fshehin
Vegimet të skicuara me ironi të mërdhirë
tendosur prej dallgëve të urrejtjes
Shkumëzuar nga kjo loje e hipokrizie...

Eh ...
Si hijet u përpëliten ëndrrat
brenda imagjinatës së palosur në shpirt .

Vështrimet tinëzare ...
Ankthet e strukur .
Janë mbuluar me shpresa të ndryshkura .
Drejt një peme të plakur dhe të rënduar
prej degëve të shpërndara aty e këtu ,

Kanë mbetur pa forcë
për t'u ngritur shkallëve të jetës
Pa përbuzje, pa trillime .
Për ta sfiduar horizontin e vezullimeve
Ku sythat e degëve s’e fshehin dot mjerimin
Që e ngatërrojnë me mburrjen e shpifur....

Mjerë ata që s’e masin veten në sytë e dashurisë
Edhe ata që s’mund të mbahen te rrënjët e trungut të vet
Edhe ata që s’kanë dashuri për të kaluarën e ndritur
Dhe mashtrojnë veten duke besuar të ardhme të bardhë
Shtigjet e lumturisë duke i mbyll vlerat duke i hedhur në humnerë.

Legjenda:

1. Poezi kushtua dy pleqeve malësor dhe halleve të tyre duke u kacafyt me ditët e pleqërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat