Më kujtohesh ti
Të të përqafoj
E kokën të ta lëmoj
Të fus duart në flokët e tua
E ta ndjej atë që thua.
Më kujtohet të pëshpëris
E të të them atë që do ti,
Të të them që të dua
Por ti pa e kuptuar.
Të të them që më mungon
Edhe pse dua që ti mos ndëgjosh,
Më kujtohesh të të kujtoj
Edhe pse mallit s’mund ti rezistoj.
Dashuria ish e mirë ,
por mandej të thoka lamtumirë,
A është ky vetëm një moment
apo që të mban tër’ jetën peng?!
Kjo më sillet në kokë
që nuk arrij’ ta kuptojë
Nuk dua që ndjenjat të më kaplojnë,
e sytë t’mi mbulojnë.
Dua të shikoj edhe pse është errsin
Sepse jeta pa ty nuk ësht’ ëmbëlsin ,
Kur mendimet per ty ikin e më lënë të zhveshun
e nën dritën e hënës rri e heshtun.
Më afrohet një murtaj,
e dielli nuk di a do dal.
Atë të marrë unë dua ,
por tja them nuk dua .
e mira atë e marrtë
e mua errsina më vraft'
Pse nuk mund të ta them nuk e dij
Më kujtohesh edhe a e din si?!