Nis edicioni i 9-të i festivalit 'Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen'

Kultura

Nis edicioni i 9-të i festivalit 'Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen'

Më: 4 maj 2019 Në ora: 07:10
Arkiv

Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” i cili mbahet sot nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramamaj, ka bërë të ditur se gjithë çka është gati për të nisur ketë edicion, grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptarë.

Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë ë këtyre tri netëve të  festivalit Shqipëria e Jugut dhe e Veriut, Tirana, Saradna, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Rapsodët e Hasit, Ansambli i Burrelit, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj, Vitia, Rahoveci, Grupi nga Shqipëria Lab, Ansambli nga Tropoja,Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu,  Malisheva,  Klina,  Bajram Curri nga Krusha, Drenasi,  Gjakova  dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jen pjesë e këtij festivali në Deçan.

Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramaj bëri të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tren .

Nata finale e festivalit shënon dhe përvjetorin e 22 të rënies së Heroit të Kombit - Gjeneral Luan Haradinaj ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat