Fatin e bashkoj me lutjet e mbrëmjes

Kultura

Fatin e bashkoj me lutjet e mbrëmjes

Nga: Agim Desku Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:01
Agim Desku

Tragjedisë se Kumanovës

Eh,ti m΄u bëre dhembje plagësh

Ditëve e nëtëve të gjata

Pa shpresë si vet kjo jetë

E lagur me lotë ëndrrash.

Fryej o cunam

Më pastro këtë dhembje

Më krijo vetëm një udhë

Deri të valët që ngritën qiellit.

Më lehtëso të marr erën

Të trëndafilit a të cilës do lule pranvere

Mos më harro kur del ylberi

Më shndërro në secilën ngjyrë të tij.

Edhe nëse përzihem me secilin cunam

Unë do e mbroj tokën time me fuçi shpirti

Fjalët i fala ëndrrave për të vetmën Shqipëri

Dhe nëse edhe ju besoni në tragjedinë e Kumanovës.

Atëherë një dhembje është ma pak të unë.

Do ta mundim se zanat nuk vdesin kurrë

Ruajnë foletë e shqipeve në secilin cep atdheu

Mu në Durrah më flet pasaporta ime.

Evropa këtu ka ditëlindjen e vet

Pse nuk ka fytyrë njeriu as unë nuk e di

Këtu gjëj plagën e dhembjes shekullore

Dhe këtu prap dua të shërohet o sot o kurrë.

Më thuani nësër cili do jetë shërimi

Dhembjen a do ta mundim e pyes diellin

Fatin e bashkoj me lutjet e mbrëmjes

Ku gjenden yjet, atje le të prehet fjala e dhënë.

NUK ËSHTË KOHA PËR DASHURI

Kumanovë më fole ti
Nuk është koha për dashuri
Beg Rizaj me shokë jam aty.

E dija se një plumb më vret
Të dytin nuk e meritova.

Nuk është koha për dashuri
Atdheu ka dhembje plagësh
Mijëra vjet kërkon shërim
E shpetim.

Kur gjakun e dëshmorëve
Do ta bëjmë hymn për atdhe
Vetëm atëherë zoti është me ne.

Vetëm sot ndaloni kohën e dashurisë
Atdheun ma mbani në gji
T΄ia shërojmë plagët me qumësht nëne.

Dhembjet nuk presin më
Shërimi është në sy zanash
Ato e shërojnë atdheun tim
Siq kanë shërue Mujin e lëgjendave.

Ndalo pak kohën e dashurisë
O sot o kurr është koha e lirisë.

PSE KY VIT SHTRIGASH

Pse ky vit shtrigash

Në tokë herë në qiell

Në shpirtëra djajesh

Shndërrue janë.

Me sy korbash jetojnë

Hanë kockën e vet

Botën flliqin

Me emrin që mbajnë.

Atdheun ma kërkojnë

Në shpirt rrëfehen

Kryq e terthor urrejtjeve

Shndërrohen.

Valojnë të çmëndur

Një planet ma pak e kanë

Pa kokë ushqejnë ëndrra

Legjendë turpi u bënë me vite.

Toka rëndë i ka hapat e tyre

Kurrë buzëqeshje as për fëmijët e tyre nuk kanë

Si të kenë për mua dhe ty miku im poet.

Asnjë fuqi nuk më ndalon të mallkoj shtrigat

E këtij viti që thyejnë gotë e botë

Kur ndalojnë dashurinë time për vargun e lirë.

Jo,zoti është sonte më mua

Të dytë flasim vetëm shqip.

Fali o zot, se kanë kokëdhimbje shtrigat

Nuk kanë as kokë as botë

Por zoti foli dhe tha

Shtigrat nuk falën.

Ato kanë mallkimin tim

Në djaj të ikin nga kjo tokë e shqipeve

Këtu jemi denbabaden edhe para djallit vet.

Kjo tokë një ditë mallkon këtë farë të keqe

Amen.

SHKRUAJ ME SY ATDHEU

(Dëshmorëve të lirisë)

Shkruaj me sy lirie

Duart i lash betejave

Për t̒u bërë varg

Atdheu.

Këmbët i mbjella

Në secilin cep të shqipeve

Aromë trëndafilash

Dhurova.

Këngët ju fala zanave

Atje ku ruhen rrënjët pellazge.

Le të pagëzojnë emra lindjesh.

Dashuritë të shndërrohen në lule pranvere.

Kujtoj vetëm kohët e urejtjes

Të njeriut me faqe bishe

Që ferr na bëri botën

Mua më ngritën në gjeneral atdheu .

JAM SHQIPTAR E JAM SHQIPËRI

Për ditë u grinda me përenditë

Kafshoja vetën

Thitha gjak gjarpëri

Atdheun e mora më vete

Herë në tokë e herë në qiell.

Zbrita Purgatorit të Dantës

U ngita legjendave të Mujës e Halilit

.

Aty ku zanat i dhanë gji të pijë

Bacë Ademit.

Në Rozafat u grinda edhe me Zeusin

Kur e gjeta shpatën e Skëndërbeut

E shkruar me shkronja shqipe

Dymijë vjet para Krishtit.

Kalova andej Durrahut

Të takoja Homerin ditën me fenerë

Edhe pak verë të pi në Çamëri

T`i puthi mbesat e nipat e mi.

Më lotë më flasin

Buzëqeshjet vrasin

Zemrën time

Për ditë ngapak.

Pse s’kam liri për ta

Pse s’kam dashuri

As në vargun tim

As një fjalë të vetme.

Nuk e di ku ta marr për ata

Që nuk dinë të thërrasin liri shqip

As të vrasin shqip

As të dashurojnë shqip.

Çamëri

Për çfarë të shkruaj

Mbrëmjeve me zjarrr lirie

Çka i duhet pranverës ky zjarr.

Që vërbon sytë e nënave.

Më thuaj Ti, Atdhe

Ç`të shkruaj sonte

Për lirinë time

Pa Çamërinë.

Nuk e nënshkruaj kurrë pasaportën

Pa miken çame

Nuk e dua lirinë i vetmuar

Pa flamurin kuq e zi.

Të valvitur me shqiponjë

Në Çamëri

As kokën pa tokën

Denbabaden iliro-dardane.

Që ma vodhën zotat e huaj.

Kur fjala kishte heshtur

Diku në dhe e diku mbi të.

Sonte jam zgjuar të shkruaj vargje

Që ngacmojnë heshtjen

E njeriun tonë ta zgjojë

Nga ëndrrat për pak liri.

Që na shtrohet pallateve ngjyrë blu

Gjysmëgotash herë të zbrazura

Metropoleve evropiane

Të dehur ngrenë dolli.

Për fjalën tonë të heshtur

Sikur edhe unë i dehur

Me shekuj edhe pse i robëruar

Me fjalë e me shpirt.

Sonte kam të drejtë të jetoj

E të kërkoj liri për Iliri

Ku denbabaden isha zot vetë

Iisha iliro-dardan.

Isha Çamëri,

Isha Kosovë e Tetovë

Isha Preshevë e Malësi

Isha vetë Iliri.

Isha Shqipëri.

Sonte jam vetë zot e Kastriot

Jam Mic Sokol e Adem Jashar

Jam Kosovë e Rugovë.

Sonte jam Preshevë e Tetovë

Jam Malësi e Çamëri.

Sonte jam shqiptar e jam Shqipëri.

DHEMBJET E ATDHEUT

Dhembjet janë mbi vet botën

Kur janë dhembje atdheu

Janë edhe mbi vet kokën.

Fytyra pikëllimikur shoh

Mbi faculeta kujtimi

Qëndisin lule zemre

Për princat e një ëndrre.

Kush ngjanë në dhembje atdheu

Më shumë se ky mërgim

Që mua më sjell trishtim.

Më vite më rri ëndrra për kthim.

Dhembjet janë vet lotët tu

Nese atdheun me zemër nuk e ke bashku.

Dhembje

Atdheu kishte dje

Ka edhe sot

Kur unë e ti o varg

Takohemi vetëm me lot.

JETOJ ME SY TY

Me sy tu shoh

Yjet kah ndriqojnë

Emrin tim.

Me buzëqeshjen tënde

I buzëqeshi botës sime.

Në jetën tënde

Jetoj mijëra vite

Jetë hyjnish.

Në zërin tuaj

Jam zë zane.

Në dashurinë tënde

Jam dashuri atdheu.

Në vargun që shkruan

Jam vet varg poeti.

Në ëndrrën tënde

Jam vet ëndrra.

Në dhembjen tënde

Jam plaga pa shërim.

Në lulen tënde të preferuar

Jam trëndafil Çamërie.

Në etjen e viteve

Jam zjarr Prekazi.

Në ferrin e shekujve

Jam vet liria.

Në uratën tënde

Jam vet Shqipëria.

Në këngën tënde

Jam vet këngë shpirti

Jetoj dhe vdes

Me sy tu.

MBETËM GOTË E KRISUR TIRANE

Edhe në secilin yll do ngritëm

Lutje diellit i bëj po me shpirt

Jam në udhëkryq evrope

Të ngriti a të dehem është njëjtë.

Rrugës se Kombit ngrita dolli

Kujtova vargun e Fishtës

Për ty Shqypni.

Me tjetrën gotë

E theva gjuhën më mirë

Ta njoh vetën

Ku jam në këtë botë .

Pse mbeta gotë e krisur Tirane

Nga zoti jemi shqipet e bekuara

Hyjni e vet zë zane.

Dhe gotën e krisur dua ta ngriti

Fjalëve të poetit e dhembjes së tij

Në mos u bashkofshim deri në Çamëri

As unë s̒dua të jem më Shqipëri.

Mbetëm gotë e krisur e plagë në sy.

YJET NDJEJNË KËNGËN E LIRISË

(Yjeve,Sejdi Krelanit e Agim Bajramit)

Sa largë udhët e ndarjes

Serish i thyem plagët e shpirtit

Legjendat le t̒i marrin me vete

Na i ruan Shqipëria në zemër.

Dëshmi kemi lotët e nënave

Faculetavat e qëndisura vallë kush i ruan

Po,janë hyjnitë të shndërruar në vet hyjri

Kutimet ruhen si relikte shpirti.

Edhe sa vjen liria pyesin Çamëria

Të një fjale janë Lume Krelani dhe Blerta Bajrami

Ta pyesin mërgimin,cilat ëndrra nuk zgjohen kurr

Ah,baba në qiell rrini me yje të lirisë.

Engjëjt nuk dojnë vetmi

Nuk rrijnë pa Sejdiun e Agimin

As pa lulet më të mira Kosove

Si aromë shpirti a Shqipërie.

Më besoni në lule trëndafili

Pranverë vetëm ty të besoj

Kur çelin atdhuet njëmijë herë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat