“Atdheu i im Kosova e ime e gjorë”

Kultura

“Atdheu i im Kosova e ime e gjorë”

Sabahat Byci Nga Sabahat Byci Më 17 maj 2019 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Me Respekt të paparë gëzohem dhe krenohem që më në fund pas shumë vitesh plot mjegullina të turbullta dhe vuajtje të të gjithë neve në forma të ndryshme si ju në KOSOVË dhe si ne që jetojmë jashtë atdheut.

Lidhja e Shkrimtarëve, e Kosovës e formuloi përkatësisht formoi dhe e krijoi statusin e sajë me trupin udhëheqës si; Kryetarë( ky pozicion ishte gjithmonë), Sekretarë, Arkëtarë.

Me zëvendësit dhe zëvendësit e zëvendëseve me zëvendësit e tyre, si dhe funksionet apo vendet e tjera që përbëjnë skeletin dhe Muskulaturën e rraskapitur të LSHK - ës e aty këtu e mundësojnë veprimin dhe funksionimin e sajë si; “Lidhje e endacakëve” - shiko LSHK-n

“Pa kulm mbi kokë”, pa shtëpi të vet

Në Atdheun tim të shtrenjtë n ‘KOSOVË- hera herës dhe jo gjithmonë të ashtuquajtur Republika e Kosovës (e mëvetësuar - ENDE jo e pavarur) shumë e çuditur dhe me keqardhje e përjetoj

pamundësinë e transferime rimeve të llojeve të ndryshme të të hollave nga jashtë- në formë Zyrtare Evropianë me përcjelle SEPA edhe pse Kosova e ka EURON si Monedhë të sajë!!?

Çfarë paradoksi

Shiko Konstellationin e Kosovës me ato shtete që e kanë njohur si më lartshënuar Republikën e Kosovës por të cilat në sistemin e tyre Ekonomik ligjërisht nuk ia kanë dedikuar dhe aprovuar funksionin Ligjorë ekonomik Kosovës si vend me monedhën euro njëlloj sikur shtetet që nuk e kanë pranuar politikisht ende dhe e kanë lënë në vendet e 3 të botës.

Njëlloj po e lënë si Shtetet që e politikisht nuk po e njohin Kosovën, edhe shtetet që e kanë njohur politikisht- por ato që politikisht e kanë njohur - nuk po e njohin ekonomikisht e në princip, Politika Ekonomike ka dallim prej Ekonomisë Politike vetëm në kombinim të fjalëve, përndryshe gjersa në vepra dallimi i të dyjave është dhe ndryshon si nata me ditë as politika ekonomike dhe ekonomia politike nuk funksiononi pa njëra tjetrën.

Kjo ishte, është dhe gjithmonë duhet të jetë thelbi i ndërtimit të shtetit tonë të ri Kosovës. Presidenca dhe qeveria duhet të angazhohen më shumë për drejtësinë e zotit për Kosovën euro monetare.

Se kjo është taktika e Evropës plakë si gjithmonë - jo e drejtë dhe jo korrekte, kësaj here ndaj Kosovës. Se kur bie rasti me Kosovën për qarkullim dhe Transferim Financiere shtetet e Evropës njëra ndër to edhe Gjermania, menjëherë e thërrasin në funksion ligjin e tyre të deponuar në thesarin, ashtu të them unë thesare pandorian“ thërrasin ligjin politik dhe me kësi lloj politike qesin arsyet dhe thonë; Kosova nuk është në Evropë Kosova bën pjesë në vendet e 3 sikur të ishte Kosova nga gjermania largët me mija kilometra- sikur të ishte India apo Afrika apo, apo....dhe në fund arkëtoni e realizoni financiarisht pa masë!

Në bazë të formes Juridiko - Ekonomike (sipas meje)

në një shtet lloji monetarë është bazamenti ligjorë financiarë për qarkullime e shkëmbime financiare kudo në botë atëher

-Pse nuk renditet Kosova në vendet me euron e sajë që nga mbarimi i luftes si euro vënd por renditet në vendet e 3 -ta?!!

kur ne gyrbetqarët duam të kryejm obligime postare e telefonike

dhe transfer të hollash, si vendet me euromonetë Europa plakë thot jo nuk bën.

Kosova bën pjesë në vendet e 3 ta të Botes në çdo lami të Aktiviteteve të Jetes e posaqërisht në laminë e rrelacioneve Financiare si në;

Sistemin Postar e edhe në 

Sistemin Bankier -  

Të Sistemi Postarë dhe Bankier momentalisht gjendja është katastrofale,paradoksale dhe absurde sepse Kosovës nuk ia kan ofru Oferten, bile me Masat e Stabilizim Asocijimit për përcjellje dhe pagesa me SEPA Dokument/Formullarë SEPA që don të thot;

S ingle  

E uro

P ayment

A rea

E që prap në gjuhen e Nënës sime don të thot;

Hypotekë uniforme e pagesës së Euros.

E në sistemin Telefonik gjendja është alarmuese ku 00383 - shumicen e rasteve lidhet me VALA 00377 nëpermesë të 044 në vend se të lidhet 00383 nëpermes të numrit të qytetit të kërkuar në fjalë dhe Konsumatori dëmtohet Financiarisht sa s’bën më, në një formë të paparë 

( Për ktë rast e kam njoftuar une Telekomin e Gjermanisë) etç...etç

Pra

Atdheu i im Kosova e ime e gjorë , pas çlirimit filloi me qarkullim dhe me shkëmbim në treg me moneten që ia  përcaktuan, pra me Euro. Për Kosovën ishte Fitore ndaj dinarit y-sllav.

Kosova ishte njëra ndër vendet më të para në Europë me euromonetë e (sipas meje - shiqo vargjet e një poezie nga une“... Kosova ime vend T(LL)aboresh ....) u bë vend Experimental për vlersim ku u eksperimentua se si do shkoi puna tërsisht në tërë EUROPEN me ( Börse) Bursen dhe Inflacionin n‘bazë EURO-s në tregun e varfërisë Kosovare.

Pra pasi iu caktua  Moneta Euro Kosovës që atekohë pse nuk mundohen dhe ku jan personat përgjegjës dhe Ministria e Financave?!

Ku është Guvernatori apo  q’bën ai ose ç’funkcion ka Guvernatori i Bankes së Kosovės që nuk kërkon bashk me Ministrrinë dhe Ministrrin e Funancave nga Shtetet Europiane që e kan Moneten EURO që edhe Kosova të ketë të drejten e qarkullimit financiarë me sepa përveq formave të tjera të trasferimit dhe shkëmbimit në treg financiar????!!!

Pasi Kosova e ka moneten e sajë euro - pse shfrytzohet nga shtetet europiane me rradhitje tek vendet e treta.

Pse

Së pari i drejtohem PRESIDENCES QEVERITARËVE, PARTIAKËVE TË TË GJITHA PARTIVE NË KOSOVË Juve Akademikëve, Doktorrave, Profesorave dhe gjithë INTELEGJENCES së të gjitha Aktiviteteve të Jetës së Përditshme-

Që me veprat dhe rreagimet e Juaja personale të llojeve të ndryshme individuale Profesionale në fjalë të bashkohem e së bashku; 

Ti dalim zot vendlindjes sipas motos se Andon Zako Qajupi

„Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënur Koka“

dhe siq i reciton Artistja e jonë e madhe Shqiptare Margarita Xhepa vargjet;

-„O njeri, mos harro nga ke ardhë se ai që harron nga ka ardhë, nuk e din ku shkon“

Znj.Sabahat Byci Shkrimtare,Piktore e pavarur e Publiciste e lirë“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat