Hapet ekspozita e poeteshës Kaltrina Hoti “Vrapo pas Diellit”

Kultura

Hapet ekspozita e poeteshës Kaltrina Hoti “Vrapo pas Diellit”

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:40
Foto

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës hap ekspozitën e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti “Vrapo pas Diellit”, e cila hapet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9-10 qershor për të dhjetën herë me radhë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren e Kukës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Kukësit.

Kaltrina Hoti ka pasur disa ekspozita në Amerikë, piktura moderne me ton kombëtar, të cilat janë ndjekur me interesim nga vizitorët.

Ajo ka botuar edhe disa vepra letrare, kryesisht poetike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat