Artistja Florie Lule Bajraktari nga Suedia një krijuese dhe humaniste e madhe shqiptare!

Kultura

Artistja Florie Lule Bajraktari nga Suedia një krijuese dhe humaniste e madhe shqiptare!

Nga: Shemsije M.Hoxha Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:14
Florie Lule Bajraktari

Pikturat e artistes shqiptare, Florie Lule Bajraktari, që jeton dhe vepron në Skandinavi (Suedi) kanë vlerë dhe rëndësi tëjet të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare!

Kjo pikturë vlenë më shumë se një vepër dhe më shumë se një film, sepse libri dhe filmi mbaron ndërsa piktura rrezaton pa ndalë shenjtëreshën tonë Nënën Terezë me xhubletën ilirjane duke shpalosë historinë tonë të lashtë mijëra vjeçare, krenarinë  kombëtare, shpirtin human fisnik shqiptarë me rrezatim paqeje, mirësie,fisnikërie me plotë vlera dhe begati shpirtërore-kulturore pellazgo-iliro-shqiptare!

znj.Florie Lule Bajrakatri me shpirtin artistik krijues, atdhetarë dhe fisnik është përkrahëse e projektit për të drejtat e grave, heroinave të luftës së fundit në Kosovë, të cilat ka shprehur gadishmërinë ti ndihmojë nga veprimtaria e saj krijuese nga fusha e arteve pamore por që kërkohet edhe angazhimi i githësecilit nga ne dhe ju si dhe shqiptarët anëkënd botës! Faleminderit znj. Florije Lule Bajraktari që lartëson vlerat dhe figurat më të shquara kombëtare të historisë sonë të lavdishme, për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen! 
Të falemnderit znj artiste, Florie Lule Bajraktari që talentin tuaj e shkrini në shërbim të çështjes kombëtare ??!
Piktura e znj. Florie Lule Bajraktari i është dhuruar Katedrales së të shenjtës Nëna Terezë në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë! 

I ftojmë artëdashësit, muzeumet dhe institucionet e kulturës që të kontaktojnë zonjen Florie Lule Bajraktari për mundësinë  se si mund të bëheni pjesë e projekteve në ndihmë të heroinave të luftës së fundit në Kosovë dhe projekteve të tjera më vlerë të madhe kombëtare! Znj. Florien mund ta kontaktoni në rrjetet sociale ne facebook, ku aty ju mund të shifni një muze të tërë me vlera të çmuara artistike kulturo-historike me motive nga lashtësia jonë kombëtare pellazgo-iliro-shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat