Memoralistika e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare

Kultura

Memoralistika e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare

Nga: Alfred Papuçiu Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:46
Alfred Papuçiu

Sot, përfaqësuesit tanë në misionet diplomatike apo në organizatat ndërkombëtare, që fatmirësisht janë shtuar, kanë mundësi të shumta dhe të paçmuara për vendin e tyre. Në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdha përpara por edhe më tepër mund të bëhet. Diplomacia e karrierës që ka marrë rrugë të mbarë edhe në vendin tonë, duhet të zerë më shumë vend në MPJ. Kjo nuk është kritikë, pasi në krahasim me të kaluarën statusi i diplomatit në përgjithësi është vendosur drejt, por nga përvoja personale, edhe nëse në vendet më të mëdha në botë, qeveritë ndryshojnë apo vijnë në pushtet njerëz të partive që kanë më shumë vota nga zgjedhjet elektorale, përsëri stafi diplomat, apo edhe i administratës që ndjek ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare apo dypalëshe të një vendi, mbetet. Duhet kohë pastaj që një i ri i posacaktuar të mund të japë diçka më tepër se sa një punonjës që ka shkrirë jetën e tij për të arritur diçka të mirë për vendin e tij. Unë nuk jam kundër angazhimit të njerëzve të rinj që pastaj kanë çarë rrugën në punën me organizmat ndërkombëtare. Përkundrazi, me këmbënguljen time dhe të ish kolegëve të mij, kam arritur të shkoj deri edhe tek zëvëndës sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtor i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njeriu i shquar, erudit e modest, suedezi Jan Martenson, i cili pas fjalës sime, pranoi megjithëse e kishte kaluar moshën e pranimit, një jurist të ri në kursin e së drejtës ndërkombëtare, i cili më vonë eci vetë në rrugën e vështirë, por të bukur të organizatave ndërkombëtare. Apo pas ndërhyrjes sonë pranë zotit Dhanapala, ish drejtor i UNIDIR (organizëm i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin) u pranua një diplomat shqiptar i cili mbaroi shkëlqyeshëm kursin 6 mujor në Gjenevë, Japoni e gjetiu. Vetëm mirë do të shohë vendi ynë, specialistët tanë, në rrugën drejt Europës që i përkasim, por që për një arsye apo një tjetër, pranimi i saj vonohet dhe jemi akoma në “Europën tjeter”, si edhe Zvicra dhe disa vende të tjera. Ndërkohë Zvicra nuk ka nevojë për Europën e Brukselit, ndoshta pak të atrofizuar, pasi marrëdhëniet e saj me fqinjët dhe Europën apo SHBA janë të shkëlqyera. Zvicra nuk ka kufinj me fqinjët, por vetëm lule dhe gjelbërim dhe disa mjete motorike për të penguar “qoftëlargët” që livadhisin akoma në vende të tjera. Një shembull që duhet marrë edhe nga vende të tjera, me vetëm shtatë ministra të të gjithë krahëve politike, por që janë në unison për të mbrojtur çështjet e Zvicrës. Zvicra i mban afër mbi 700 mijë bashkëpatriotë të saj që janë vendosur kudo në botë dhe i cilëson me nderin “Republika e pestë” e saj.

Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të aftë në fushën e tyre, me gjuhë të huaj dhe njohje të mirë të diplomacisë ndërkombëtare, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes, në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj.

Shqipëria dhe Kosova europiane

E kam ndjekur me interes si çdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur me mundësinë apo jo që Shqipëria të bëjë pjesë në familjen europiane tė Brukselit. Gjakrat janë ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”. Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnë shkrime tė analistëve, qofshin këta europianë, amerikanë, shqiptarë, deklarata tė atyre qė janė “kundër” apo “pro” pėrkatësisë europiane të Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime të caktuara përpiqen tė imponojnė argumentet e tyre. Por këtu nuk është fjala për interesat politike, ekonomike, sociale, vetëm tė njė grupimi qoftė ky i sė majtės, i qendrės, apo i sė djathtės, por kemi tė bėjmė me interesat e ligjshme tė tė gjithė kombit, popullit shqiptar tė shumėvuajtur: mundėsinė e futjes në Bashkimin Europian. Ėndrra europiane e brezave tė tėrė, siē duket, pėr egoizëm tė disave, mund tė shtyhet akoma. Nė këtë kor, futen edhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athinė, Madrid etj., që kanë frikë siç duket nga ideja e Shqipërisë së Madhe, e cila në fakt nuk shtrohet tani dhe nuk pėrbėn realitet imediat. Shqipėria dhe Kosova janė dy shtete tė pavarura, me Presidentë dhe qeveri tė veçanta qė i kanė rritur shkėmbimet e tyre, dhe kjo ėshtė mëse normale, që flasin një gjuhë, ashtu siç ėshtė Zvicra me Italinė, Austrinė, Francėn, Gjermaninė, Lihtenshtejnin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frėngjishtja apo romanshë dhe popuj tė kėtyre vendeve kalojnė lirisht dhe janė vendosur atje ku kanė gjetur punė apo ku kanė interesa dhe jetë mė tė mirë. E mbaj si gjë të çmuar letrën që kam marrë dikur nga ish-ministrja e jashtme e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ku më shkruante me përzemërsi për mbrojtjen e të drejtave të vëllezërve të Kosovës dhe rrugën e duhur që duhej ndjekur për Kombin tonë të lashtë europian. Ajo jep tani ndihmesën e çmuar në Universitetin e Gjenevës për rrugën europiane, duke dhënë përvojën edhe të Zvicrës. Historia e Europës e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë, si dhe të vëllezėrve tė mij nė Kosovë, më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë dhe Kosovės edhe « De jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europën e Brukselit. Ata që i mbajnë akoma në dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel e gjetiu duhet ta dijnë mirë se kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë, mijra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve, apo italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë) të ngrejnë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e ”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe gjithė Europës!? A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, Mic Sokoli, Isa Boletini, Shote Galica, Adem Jashari, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërtimi europian ka lindur nga një dëshirë për paqe në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore, me - ndër të tjera - pajtimin franko-gjerman. Shqipëria dhe Kosova kanë miq të mirë dhe shtete si SHBA që mendojnë për ta. Presidenti fisnik Klinton është këto ditë në Kosovën për të cilën ai është simbol i dhënies së paqesdhe lirisë.

Disa mendje vizionare kishin parë, para të tjerash, domosdoshmërinë e një Europe të bashkuar. Midis tyre, Viktor Hugo, në atë që padyshim është një nga fjalimet e tij më të mëdha, sigurisht që është një nga më të mëdhatë në Europë. Në këtë tekst, me akcent lirik, autori i madh shpreh shpresat e tij për paqen universale, aderimin në votimin universal dhe besimin e tij në qytetërimin dhe progresin. jo pa naivitet. "Epoka e revolucioneve po mbyllet, fillon epoka e përmirësimeve," na thotë ai. Sido që të jetë, ky tekst shpejt e përshkruan qëllimin e madh paqeruajtës të së ardhmes "Shtetet e Bashkuara të Europës"; edhe duke konsideruar një bashkëpunim të ardhshëm të atyre me Amerikën që "pastrojnë globin, kolonizojnë shkretëtirat, përmirësojnë krijimin". Ose shprehja e një federalizmi intuitiv dhe lirik, providencial dhe mistik, por të dy europiane dhe universale: për të bërë të mundur zhdukjen e luftës, duke zëvendësuar demokracinë në vend të tiranisë, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin në vend të betejave dhe luftës, kështu që të sjellë vëllazërinë universale të njerëzve. Do të vijë një ditë, shprehet Hygo në fjalën e tij të guximshme, kur ne do të tregojmë një top në muze, ndërsa tani tregojmë një instrument të torturës, të habitur që mund të jetë! Do të vijë një ditë kur do të shohim këto dy grupe të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të vendosura përballë njëri-tjetrit, duke shtrirë duart mbi det, duke shkëmbyer prodhimet e tyre, tregtinë e tyre, industrinë e tyre, artet e tyre, gjenitë e tyre, duke pastruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar krijimin nën shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar së bashku mirëqenien e të gjithëve, këto dy forca të pafundme, vëllazërinë e burrave dhe fuqinë e Perëndisë!

Zotërinj, them në mbyllje, shprehet vizionari Viktor Hygo, dhe se ky mendim na nxit, nuk është sot që raca njerëzore po ecën në këtë drejtim të mrekullueshëm. Në Europën tonë të vjetër, Anglia mori hapin e parë dhe me shembullin e saj të vjetër u tha njerëzve: Ju jeni të lirë. Franca mori hapin e dytë dhe i tha popullit: Ti je sovran. Tani le të marrim hapin e tretë, dhe të gjithë së bashku, Franca, Anglia, Belgjika, Gjermania, Italia, Europa, Amerika, u thonë njerëzve: Ju jeni vëllezër! ". Këto fjalë të shkrimtarit të madh janë tepër aktuale për Europën e sotme në tranzicion, si edhe Kombi ynë.

Në fund, desha të theksoj para lexuesit, që gjithçka shpreva më sipër janë vetëm mendimet e mija personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Unë mendoj si një shqiptar që do mbetem gjithë jetën time, të jap një mesazh, për Atdheun tim: tokën ku kanë lindur prindërit e mij, ku jetojnë shokët e mij të dikurshëm, ata breza mjekësh, specialitësh të naftës, të bujqësisë, të pyjeve, që i kemi ndihmuar sado pak, të formohen për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Për Shqipërinë me bregdetin e bukur, për atë fushë pjellore të Myzeqesë, Devollit, apo Lezhës, për Alpet e bukura, Valbonën prallore, Dajtin, Butrintin, Voskopojën, Prizrenin e Prishtinën që me punën e njerëzve punëtorë, liridashës e paqësorë, me zhvillimin e turizmit, industrisë ushqimore, minerale, bujqësisë, ndërtimeve dhe infrastrukturës adekuate, dhe me ndihmën e organizamve ndërkombëtare, do të bëjnë që Shqipëria të kthehet në një vend rrugëkalimi për mallrat drejt vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke siguruar kështu valutën e nevojshme për ecurinë e ekonomisë, por duke tërhequr në të njëjtën kohë investitorë të huaj dhe biznesmenë shqiptarë, apo njerëz të thjeshtë që duan të japin ndihmesën e tyre për vendin amë. Mjaft me tranzicionin e stërgjatur të Shqipëriisë mëmë. Ka ikur koha, kur vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte përfaqësuesit e saj, si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare të sistemit ttë OKB-së, nuk mund të ishe funksionar në to, pasi nuk ishte e lejuar të flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë, përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar ndërkombëtar i vendit të tij "i kishte zënë vendin" (?!!!), në një organizëm ndërkombëtar, si funksionar i pavarur, lëshonte anatema kunder bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij organizmi, duke "nxirë" më tepër fytyrën e vet prej „qoftëlargu“ dhe duke lënë një përshtypje tepër të keqe.

Mundësite e sotme janë kolosale, pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për Europën e Brukselit që të jetë në të ardhmen e afërt e pa atrofizuar dhe jo burokratike, demokracinë dhe shtetin e së drejtes. Bashkësia e popujve është solidare me një popull të një vendi të vogël, por të lashtë, punëtor e paqedashës, që me rrugën që ndjek jep ndihmesë në kalanë e madhe të familjes së Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat