Qendër studimesh
Praktikë eksperimentale
E TERRA X - it në past,
perfect-future tense.
Ardhmëri kohe pa caktim-
I hyrjeve dhe daljeve sipas;
„Hin beg, se s‘ka havale“
Nëpër Portat ku t‘hin e t‘del,
Kush don e kush t’mundet!
Përderisa ti e gjora i ime
Kosova „e vendeve të trreta“
Çdoher Lindjen e Djellit
E ngulfatur e pret nga
IZOLIMI ABSURD E PARADOKSAL
VATANI I IM KRENAR
Gjerë në pavdeksi DARDANI
Sa shum të ka hije
HISTORIA MË E RE-
E shkruar GJERMANISHT
Histori ARMËPUSHIMI
Të thyer për Jetë e mot,
Shkatrruar, e bër copë e grimë;
-FÜR IMMER WEG.
Shume të ka hije
Edhe DIADEMI HISTORIK
Dhuratë - Armëmbajtjeje
Vetëm për MBROJTJE
Në krahrorin SOLDAT.
PO vetëm për MBROJTJE
Humanizëm dhe shpëtim
P A V A R S I
Zhvillim e Civilizim
Si edhe vet LUFTA E BIJAVE
DHE BIJËVE TË TU
Për Çlirimin tënd
Kosova e ime Lab DARDANI