Festa e kulturave në Chiari - Bota Sot
Festa e kulturave në Chiari

Kultura

Festa e kulturave në Chiari

Nga: Petrit Aliaj Më: 27 qershor 2019 Në ora: 00:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sapo mbërritëm në sheshin Zanardelli të komunës Chiari së bashku me z.Ndue Shabaku.mësues e ideator i hapjes së shkollës shqipe dhe i shoqatës “Alba”në Breshja. Një nga bashkëpuntorët më aktiv në  Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare(FNAI) dhe  redaktor i mjaft shkrimeve e poezive të krijuesve tanë,pandashmërisht është edhe pjesë e  stafit të LSHASHI.

Herë herë,përpiqem të shkruaj pak për miqtë tanë,mbasi jo vetëm që e meritojnë,por na bën mirë të gjithëve për tu njohur me shembujt,modestinë e përpjekjet titanike të kësaj kategorike njerzish të civilizuar ,të cilët në heshtje rrezatojnë respekt,për shkallën e efektivitetit të tyre në ndërtimin e urave lidhëse,brënda komunitetit dhe atë,të  Diasporës Shqiptare me vëndasit në tërësi.                    

Sakrificat për të mbijetuar në paralel me zhvillimin,ruajtjen dhe trashëgiminë e artit,gjuhës e kulturës shqiptare,janë idealet e një bardhësie shpirtërore që i shtyn këta njerëz të dashurojnë At’Dheun,e te kontribojne me gjithçka e kudo ku ndodhen,per ta bere atë më të bukur e të fortë.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   
Sheshi “Zanardelli” në Chiari, pas pak do të gumëzhijë nga grupet e valltarve ,recituesve e dashamirëve të shumtë.Ai është i pozicionuar në qëndër të ndërtesave historike,të cilat datojnë rreth shekujve XIV-XV-të.                                                                                                                                                                                                

I rrethuar nga Torra e kishës S,Maria Maggiore,nga ish ndërtesa e burgjeve e kthyer në pallat komune prej vitit 1821-1986 e në vijim me ish Spitalin Mellini,ku sot kanë qëndrat e tyre bibiotekat, Sabeo e Morcelli me 70 mijë volume antike,së bashku me pinacotekën Repossi(salla e mostrave figurative) të cilat i japin vlera historike kësaj qëndre urbane të herëshme .Të tjera ndërtesa,përgjatë shekullit XV-XVI e shndërrojnë Chiarin në një nga qëndrat më të mëdha të shkollave publike, në të cilat vinin e studjonin fëmijët e tregtarëve të pasur nga Breshja e rrethinat.Nisja e një varg ristrukturimesh nga artistë Breshianë, piktorë e skulptorë,mbas sundimit austro-hungarez,e kthyen Chiarin në qytet të konsoliduar nga pikëpamja historike .politiko e tregtare me linjen e hekurudhës: Milano-Breshja-Chiari.                                                                                                                                                                                            

Në hyrje të ish komunës së vjetër u takuam me organizatorët e aktivitetit,drejtuesit e shoqatës kulturore”Chiari al Centro” zj.Sonia Bocchi dhe z.Davide Biancheti, së bashku me mikun tonë z.Skënder Lazaj, president i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali.                                                                          

-Kudo,rreth e rrotull shikonim instrumentistë e valltarë,të rritur e  fëmijë,veshur me kostume tradicionale kombëtare nga Shqipëria ,India e Rumania të cilët bënin provat e fundit përpara daljes në shesh.Në mes tyre ishin edhe bashkëpuntorët tanë të mrekullueshëm, Ndue Pal Qokaj e bashkëshortja e tij Drita,me antarët e grupit të valleve “Shqiponja”.                                                                                                                                                                                      

Të flas për Ndue Pal Qokaj,themeluesin e shoqatës “Sofra Shqiptare dhe aktivistin e orëve të para për themelimin e Federatës “FNAI”apo Dritën,është pak. Është pak për një çift modest e shëmbullor të cilët kanë ditur të rrisin dhe të edukojnë 5 fëmijë të mrekullueshëm.Për mua, përveç kënaqësisë që ma ndjen shpirti,e ndjej edhe si një detyrim moral e shoqëror të shkruaj per ta. Detyrim i cili për këdo,përbën një fakt real të ketij çifti,i cili ka ditur tu mbruj(rrënjosur) traditën,zakonin e respektin fëmijve të tyre për njerzit dhe artin,të bukurën,krijimtarinë dhe virtualitetin si në realizimin e veshjeve tradicionale,ashtu edhe me ekzekutimin e valleve tona aq të mrekullueshme,nga të gjitha hapësirat shqiptare. Ata janë shëmbulli i virtuteve më të pastërta, ikona e gjallë e trashëgimisë tonë kulturore në Itali.Janë një shëmbull i veçantë e pikë referimi për këdo që heziton të ndjeki rrugët e bashkëpunimit dhe krijimtarisë në art.

 Ndërsa ngjisim shkallët drej sallave të ekspozitës,u takuam me artisten nga Piacenza zj.Elona Marika e cila paraqitej me 20 punimet e saj në vaj.akrilik e allçi të titulluar “Parfumi i Kohës”.Elona ka marrë pjesë edhe në edicionet e aktivitetit të përvitshëm “Arti në Lëvizje”në Breshja . 


Me këtë rast Elona,në sallën e konferencave,përpara një publiku të admirueshëm ,foli për pasionin e saj në pikturë që në vitet e fëmijërisë ,vështirësitë e arritjet së bashku me idetë koresponduese në krijimtari të përbashkëta edhe me krijues të tjerë.                                                                                                                        

Një vend të veçantë zë edhe libri i përbashkët me motrën e saj Gentiana Marika i titulluar “Il Punto di Tangibile”në të cilën përfshihen tri legjenda e poezi dashurie mistike të shoqëruara me foto të realizuara nga Petrit Kotepano e me ilustrime të pikturave nga Elona.                                                                                                                

Shtoj se:për këdo që ka dëshirë të ketë një tabllo në shtëpi apo lokalin e tyre me punime të autores Elona Marika,mund ti gjejë në shitje direkte,ndërmjet adresës në internet- https://www.artegante.it 

Me këtë rast aktivitetin e përshëndetën edhe kryetari i komunës z.Massimo Vizzardi, fotografi rumun nga Timishoara, Cristian Tzesku i cili u paraqit me demostrimet fotografike;“Rumania pa kohë”së bashku  edhe me mjaft foto të realizuara në Indi. Cristiani mbante në dorë një portokall i cili sinjifikonte rrallën që mbante populli rumun për të blerë një kg.portokalle në kohën e Çausheskut. Ky portokall në shënjë simbolike i u kalua piktores tonë Elona.                                                                                                                                                                                  

 Poeti Skënder Lazaj në përshëndetjen e tij falenderoi organizatorët për bashkëpunimin e tyre me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në këtë festë kulturash të gërshetuara ,ku për rastin ishte përzgjedhur artistja Elona Marika dhe grupi i valleve “Shqiponjat”.Në ekspozitë u takuam me Arian Marikën të shoqin e Elonës,ndërsa nga Trento kishin ardhur miqtë tanë Lavdosh Abazaj dhe Rosamaria Goller Abazaj ,prindërit e  fotografit të apasionuar Alex,i cili në edicionin e 3-të të aktivitetit artistiko-kulturor“Arti në Lëvizje “u paraqqit me disa nga peisazhet e tij më të bukura në fotografi.  

Mbas vizitave të ekspozitës  i u la hapësirë recitimeve të poetit rumun,George Sanduleac dhe poetit shqiptar Skënder Lazaj në shesh, e në vazhdim ekzekutimet e mrekullueshme të valleve nga India dhe ansambli i fëmijëve “Diaspora”të ardhur nga Cremona.Bukuria e lëvizjeve në kërcimet e fëmijve shtoi entuziasmin tek të pranishmit në shesh,të cilët i shoqëruan ata me duartrokitje të gjata.Por më të gëzuar ishin vetë fëmijët me hedhjet e tyre, e përkuljet që bënin përpara publikut në shenjë falenderimi për durtrokitjet e shumta që merrnin.                                                                                                                                                                          

Grupin e valleve “Shqiponja” e paraqiti në gjuhën shqipe Klea Mali ,një vajzë e re shqiptare, anëtare e shoqatës “Chiari al Centro”. Një entuziasëm i shrenuar nga publiku,bëri të ngrihen shumë prej tyre e të kërcenin së bashku me shqiponjat tona,vallet e bukura ritmike .
Mjaft dashamirës vendas nisën të kërcenin në grupe me rrallë dyfishe ,e ndërmjet tyre ishte edhe valltarja e grupit Folk-Pop nga Breshja zj.Giuliana Mazzola Brunello .Hareja dhe muzika e valles së Napolonit e kërcyer në formë masive ,la mbresat më të bukura në festën e kulturave.Mbresa me vlera të karakterit estetik të evoluar në  ekografinë e këtyre valleve popullore shqiptare sa tradicionale aq edhe bashkëkohore. 

Faleminderit miq të shoqatës “Chiari al Centro” për organizimin e shkëlqyer të kësaj feste të bukur e mbresë lënëse.
Petrit R.Aliaj.
Chiari(It) 23.06.2019.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...