Me shokët e mi do të votojmë të gëzuar duke kënduar me 30 Qershor 2019

Kultura

Me shokët e mi do të votojmë të gëzuar duke kënduar me 30 Qershor 2019

Nga: Sali Leka Më: 27 qershor 2019 Në ora: 08:18
Sali Leka

Edhe dy poezi nga libri “Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona”

Votën tonë ta shikojë parlamenti i Bashkimit Europian.

Edhe departamenti i shtetit amerikan.

Këngën tonë ta dëgjojë gazetari Peter Tieder.

Që nuk din të këndojë as si bilbil e as si gjel.

Ta dëgjojë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla.

Që nuk ka ndëshkuar as kusarë e as kriminel.

Ta dëgjojë edhe ish presidenti Ilir Meta.

E theksoj ish presidenti Ilir Meta dhe do ta argumentoj me fakte konkrete.

Do të shkruaj edhe mbas ditës 30 qershor 2019.

Dita e votimeve me 61 bashki në Shqipëri.

Sot tregoj dhe konkludoj: Ilir Meta me shokët e tij ka organizuar nëntë protesta duke thyer dyert  e godinës parlamentit dhe të kryeministrisë. I ka thyer me ligësi dhe egërsi se janë të Gramoz Rucit dhe Edi Ramës. Kështu thotë Meta me dyerthyesit. Kur të duan të thyejnë edhe dyert e shtëpisë sime! Dyqane, hotele , lokale, vila, makina, nuk kam as unë as shokët e mi, por këto ambalazhe e lavazhe i kanë deputetët e Lulit e të Monikës dhe nuk I dorëzojnë. Kanë dorëzuar mandatet e deputeteve që u ka dhënë populli me 25 qershor 2017 kurse pasurinë dhe fondet monetare që i kanë depozituar në Qipro, Dubai, dhe Sri Lanka nuk I dorëzojnë.

Unë me shokët e mi as kam shkuar as shkoj në protesta, as nuk I thyej dyert e godinës presidenciale. Nuk I thyej se nuk janë të Ilir Metës, por ishin janë dhe do të jenë dyert e dritaret e Republikës parlamentare të Shqipërisë demokratike moderniste kapitaliste e drejtuar për së mbari nga qeveria socialiste shumë humaniste me kryeministër Edi Rama që ka bërë vetvetën fatkeq duke ndihmuar dhe mbajtur përkrahu barkdreqin Ilir Meta dhe cubeqin Fatmir Mediu. Ditë e martë 25 qershor barkdreqi dhe cubeqi thanë: “ Në 30 qershor 2019 në tërë Shqipërinë do të shpërthej lufta civile dhe do të vriten shumë shqiptarë! Prandaj asnjë njeri mios të shkojë për të votuar por të qëndrojë i mbyllur në shtëpi dukë lëxuar gazetën BILD dhe duke e puthur si hajmali.”

Kurse e vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Në 30 qershor nuk do të ketë asnjë lloj lufte, as ushtarake as civile si në vitin 1997. Del pyetja Pse? Përgjigjja : Në vitin 1997 u vranë 4240 djem burra vajza dhe gra.

Populli nuk vret popullin por këta të ndjerë dhe rahmetli u sulmuan, u grabitën, u tmerruan, u masakruan nga qeveria e Aleksandër Meksit.

Kurse qeveria e Edi Ramës as ka vra as vret, as ka për të vrarë asnjë njeri. Qeveria Edi Rama ishte është dhe do të jetë qeveria më humaniste, liberaliste moderniste që kishte Shqipëria që nga qeveria Ismail Beu, Esat Pasha, Turhan Pasha, Sulejman Delvina, Princ Vidi, Fan Noli, Ahmet Zogu, Mustafa Merlika, Rexhep Mitrovica, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia,Adil Carcani, Ylli Bufi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta në vitet 2000-2002 pastaj Fatos Nano dy herë kryeministër në vitet 1997-1998 edhe në vitet 2003-2005. Por nuk ka bërë asgjë të mirë të dobishme, por grabiti dy million shqiptarë me TVSH të lartë 20%. Në vitet 2005-2013 qeveria e Sali Berishës, qeveria më negative, regressive, abuzive, korruptive, antimoderniste që ka pasur Shqipëria që nga viti 1822 shekulli XIX kur në Janinë vdiq veziri Thesproti epirot Ali Pashë Tepelena, dhe Shqipëria me katër vilajete Janina, Manastiri, Shkodra,Prizreni deri në vitin 1878 u bënë shkretinë. Mjerë ata që sot nuk dinë dituri filozofike teuratike as nuk kanë kujtesë jetike historike.

Mjerë ata sharlatanë zuzaranë që kanë gazeta mediatike dhe televizione politike por nuk kanë programe me vizione përparimtare moderniste publike kombëtare dhe cdo ditë thurin e tjerrin levozhga e brockulla langare brutale vulgare revulocionare anarshiste kaotike.

Kurse unë kisha dhe kam libra me tregime dhe poezi lirike erotike eposike. Sot po këndoj dy poezi nga libri “Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona”. Librin nuk  e botuan në vitin 1987. Nuk e botuan ata që edhe sot ulurasin nëpër studio televizive që do të ketë luftë civile.

Nuk e botuan ashtu si nuk botuan edhe libra të tjerë romane dhe novela por I mbyllën I fshehën I censuruan ata obskurantistë monstruozistë që më burgosën dhe më persekutuan mua dhe 174 shkrimtarë dhe poetë liberalistë modernist, të kulturuar, të betuar.

E nisim me poezinë e parë:

ME MUA DY VASHA SHUMË E SHUMË JANË DASHURUA.

O ju dallëndyshe që  shtegtoni përtej e larg ku po shkoni.

Male dete, liqene ,oqeane cdo ditë I shikoni e I kaloni.

Fjalët e mia I  dëgjoni, I  kuptoni e mos i harroni.

Me poezi këngë e melodi I mësoni, I recitoni.

Atje ku të mbërrini mos u frikësoni por uluni pushoni.

As mos ndaloni por ciceroni e u tregoni ua sqaroni.

Po po ua sqaroni të tërëve sa janë edhe ata që nuk dinë.

Edhe ata që kanë linduar e janë rritur me egërsinë e ligësinë.

Me mua dy vasha shumë e shumë janë dashurua.

Me mua humanin durimtarin që skam besdi as pezmatim.

Me mua letrarin, poetin e këngëtarin i palodhur pa ndalim.

As kam përtim, as maraz as do të kem dëshpërim.

Që fëmijë adoleshent me gëzim e admirim.

Shkruaj romane novella me guxim e kushtrim.

Këndoj poezi cdo minut me iradin ilmin.

Sapo ngrihem në mëngjes agim vital ibadin.

Me vrull e hov del vasha e ma bën me dorë.

Shpejt e fap më jep në xhep zarf e letër.

Kam turp më thotë me fol me gojë.

Ta kam shkruar e stolisur me bojë.

Të dua e do të dua përherë e përgjithmonë.

Letra e fjalët e mia janë besë e fortë vepër.

Jam Esmeralda më e mira vasha 17 vjecare.

Jam më e shkathëta më e dashura lozonjare.

Edhe unë i fol më këngë poezi.

E vërtetë Esmeralda e vërtetë jeni lozonjare.

Edhe unë do të dashuroj deri në përjetësi.

Nuk harroj edhe sikur të shkoj në Afrikë e në Azi.

Shumë do të dashuroj por kur të bëhesh 27 vjecare.

Kur të rriteni e të ngjiteni si kreshnike e krenare.

Kur të flisni me shpirt e zemër si mendimtare vizionare.

Kur të bëhesh poeteshë e viganeshë iradinike ilminike.

Mbi shtatëqind milion meshkuj e femra afrikane  aziatike.

Esmeralda më fol e më thotë mos më gënjeni.

A do të më dashuroni kur të bëhem 27 vjecare.

Të betohem se do të jem më e larta guximtare.

Mbi shtatëqind milion meshkuj dhe femra afrikane.

 

Poezia e dytë:

EJANI  ME MUA KËNDONI E JEHONI.

O ju pëllumba e bilbila që cdo ditë ciceroni.

Sa të shkathët jeni, nuk mungoni e as pushoni.

Nëpër kodra e male tufa tufa bashkë vallëzoni.

Me fluturat e xixëllonjat edhe muzgun e ndriconi e zbukuroni.

Ejani e me gojën time sqepat e juaj i afroni.

Edhe juve flutura fletët me vetullat e mia I bashkoni.

Me mua besimtarin shën konstandinist biblik.

Apostull e dishepull i bekuar teuratik teulogjik.

Me mua trashgimtari i Skëndërbeut arbo-taulantik.

Ejani e me mua këndoni e jehoni.

Cdo sekond me mua gëzoni e mos ndaloni.

Bashkë nëpër vreshta e kopshte me pemë frutore.

Me dardha molla, rrush shega hurma e gështenja.

Edhe nëpër livadhe e pyje me lisa, pisha ahu e pajne.

Ku freskohen e kullosin kaprolla, ketra, arinj e derra.

Edhe flladisin  grifsha, sorkadhe, drenusha, thëllëza e mëllenja.

Ecin e ngjiten lart në lugina pllaja e bregore.

Edhe unë eci i gëzuar duke kënduar.

Letrën e Esmeraldës e lexoj i përmalluar.

Më ka dashuruar edhe Dilona vasha 22 vjecare.

Jam në dilemë i them apo mos I them?

Do tu dashuroj Dilona por në moshën 27 vjecare.

Kur të bëhesh poeteshë lirike e viganeshë eposike.

Edhe kur natën ta shkëlqeni si frateshë teuratike.

Kam debulesë e jam në dilemë.

Esmeralda për së dyti letër më ka shkruar.

Me ty jam dashuruar për ty jam betuar.

Kurse Dilona filozofe ilminike dijetare.

Me këngë e melodi ma shfaqi e ma celi dashurinë.

Me lezet e kimet ma hapi zemrën harmoninë.

Me guxim e vitalitet më ndihmon e mbron.

Me betim sublim në cdo situatë kritike.

Më sajdis më admiron më vitalizon.

Me fol me pasion, ovacion e vokacion.

Dëgjo o poet e më trego e më premto.

Kam lindur vetë unë Dilona iradinike e frateshë teuratike.

Jam e do të jem Dilona në Everest arrin jehona.

Jam e do të jem mbi shtatëqind milion meshkuj e femra aziatike.

Sali Leka Cel 0683855304

 

SHËNIM EKSKLUZIV

As isha e as jam negativ regresiv.

Isha jam e do të jem intelektual, pozitiv.

Shkrimtar e poet që nga shekulli njëzet.

Shekulli i beterrit i skëterrit pribret e ysibet.

Shekulli I diskriminimit , I censurimit të mendimit.

Shekulli I persekutimit të obligimit dhe guximit.

Shekulli I masakrimit të iradinit e betimit.

Duan me e rikthyer urithkit e obskurantimit.

Bashkë me reziluckit e rrënimit dhe shkretimit.

Rrëzimin e komunizmit mizorist e kisha parashikuar.

Me shokët e mi besnikë e kemi biseduar e aprovuar.

Me shokët e mi vital eposikë kur ishim të izoluar.

Nuk e kishim menduar se shtrembalucët e shtrembëruar.

Edhe anarshistët e llumëzhuar do të bëheshin akoma të qelbëzuar.

Me kaq për sot do të shkruaj përsëri në korrik 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat