Asgjë nuk e shuan mallin për ty

Kultura

Asgjë nuk e shuan mallin për ty

Nga: Dibran Demaku Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:32
Dibran Demaku

a të plasi buza a të plasi balli
a të mundi muza a të mposhti malli
që ditën që ike e su ktheve tjetër
a të të quaj tash mike në stilin e vjetër


E di

e di se gjithçka timen e ke fshirë
nga buzët nga ëndrrat nga kujtesa
veç krenarinë e rrejshme e mban ngrirë
dhe ndjenjën e fajit nga pendesa...

Asgjë

nuk do të ndodhë asgjë nuk do të ndodhë
një ditë një nga një do të ikim nga kjo botë
askush për asgjë më trurin s‘e lodhë
as nuk pyet se çfarë lëngu pihet në një gotë...


Nuk çelë pranverë

qëkur në mua mbylle dritaret
qëkur në mua mbylle një derë
kot në ëndrra i ndezë fanarët
në stinët e jetës nuk çelë pranverë

kot në ëndrra i ndezë fanarët
në stinët e jetës nuk çelë pranverë
qëkur në mua mbylle dritaret
qëkur në mua mbylle një derë...


Nuk e shuan mallin për ty

as stuhi e tmerrshme e detit
nuk e shuan mallin për ty
në pika të nxehta të kontinentit
edhe ëndrrën e mban ndry...

në pika të nxehta të kontinentit
edhe ëndrrën e mban ndry
as stuhi e tmerrshme e detit
nuk e shuan mallin për ty

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat