Viktor Zhusti rrëmbeu trofenë e aktorit më të mirë në festivalin e filmit ‘Slemani International Film Festival’, i zhvilluar në Irak. Aktori mjaft I talentuar shqiptar e mori këtë vlerësim në një kohë kur në garë ishin 154 filma përfaqësues nga 78 vende të ndryshme të botës, që do të thotë se konkurimi nuk qe I lehtë.
Shqipëria u përfaqësua nga filmi ‘Delegacioni’, ku Zhusti është në rolin e protagonistit, një intelektual I burgosur, i cili nuk nënshtrohet përpara lojërave të pushtetit.
Ky ishte edicioni I katërt I ‘Slemani International Film Festival’.