Urime Kosova ime, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2019

Kultura

Urime Kosova ime, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2019

Nga: Naxhije Doçi Më: 15 tetor 2019 Në ora: 14:19
Naxhije Doçi

Naxhije Doçi, votova sot, më 06. 10. 2019 me shumë dashuri e krenari për TY.

Votova në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare për Kosovën time SHTET, për Kosovën me buzëqeshje dielli -Shtet të Pavarur e Sovran të vërtetë. Votova për subjektin e caktuar politik dhe për kandidatët e caktuar (gra e burra), në të cilët e binda veten që të BESOJ, se ATO - ATA (si ekzekutiv e si deputetë)) do të jenë vërtetë të përkushtuar dhe të mishëruar me tërë shpirtin e bekuar shqiptar, e edhe me tërë shpirtin e bekuar njerëzor, për të bërë ndryshime të mirëfillta dhe të shenjta mirësie për KOSOVËN-SHTET të mirëfilltë, SHTET të PAVARUR e SOVRAN të vërtetë.

Për një Kosovë të përforcuar bindshëm në aspektin ekonomik e politik (me përkushtimin e pakursyer dhe të çelniktë). Dhe kjo duhet patjetër që të ndodhë, nëse duam vërtetë SHTET të çmuar nga vet ne dhe nga të tjerët. Votova për Kosovën -SHTET, që e çmon sovranin (popullin e vet) dhe që krijon vende pune për rininë e mrekullueshme të vet. Votova për Kosovën që e çmon GRUAN, që është gjysma e Kombit, që është shtyllë e Familjes dhe domosdoshmërisht edhe shtyllë e Shtetit. Gruaja shqiptare është shumë e aftë dhe e zonja, andaj edhe gjysma e hapësirës së mbarëvajtjes së Shtetit i takon domosdoshmërisht GRUAS. Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë dhe do të ndodhë!

Votova sot në ZGJEDHJET e JASHTËZAKONSHME PARLAMENTARE me lutjen e madhe nga thellësitë e shpirtit që Kosova të bëhet shtet plotësisht demokratik, të bëhet shtet i së drejtës së shenjtë, të bëhet shtet i barabartë për të gjithë shqiptarët e shumëvuajtur të saj, ashtu si edhe për të gjithë banorët të tjerë të saj. Votova unë, si edhe krejt Familja ime e ngushtë Doçi, në Prishtinë (për këta jam e sigurtë), që Kosova të përjetojë zhvillim të vërtetë ekonomik, ashtu siç kemi ëndërruar dhe vepruar kurrë pa u ndalur nëpër vite të rënda të robërisë. Nga kjo edhe thash me vete: Vallë, a ka diçka më bukur se të votosh për shtetin tënd, për Kosovën tënde? Thash edhe se kjo është vetë krenaria. Thash mandej edhe, se nëse realizohen vetëm 50% premtimet e dhëna gjatë Fushatës Zgjedhore, nga Zemra them: – Në rrugë të mbarë je Kosovë! Them edhe: URIME DHE GËZUAR KOSOVË! -Naxhije Doçi-Prishtinë-06.10.2019.

-Si pjesë e gëzimit tim edhe një poezi shprese për mirësitë e ardhshme meritore në KOSOVË:


Naxhije Doçi - Prishtinë
NUSE SHEKUJSH KOSOVË


Nuse shekujsh Kosovë
me shpresa dielli në përqafim të agut
stinë për stinë.
urime Zgjedhjet e Parakohëshme Parlamentare -2019
për shtetësi të dëshmuar mbi trungun e lirë
vizionit ritmikë të dëlirë,
për agun e bardhë në fisnikërim kohësh,
me dashuri shëmbëllimi,
melodi e pashuar komponimi.

Ashti im i ngulitur
në mijëvjeçarin e tretë rrëzëllues
lirinë e shumëpritur krejt meritore,
histori e thinjur
në krah baladash përthëkuar
përherë me vrulle zgjimi madhështuar.

Afrinë për mbarësi ecururish
purpur hirësie në rrafshin e pritur
si rrezja e diellit në zeni
dritë për të bërë edhe mbi pamundësitë,
urtinë në harkim urash
kalitje e ndritur.
Prishtinë - 06. 10. 2019

Image
Votimi – 2019 –Prishtinë-Kosovë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat