Gurë të gdhendur me lotë

Kultura

Gurë të gdhendur me lotë

Nga: Marius Chelaru Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:58
Kopertina e librit

E lindur në Gurahonţ të Arad-it (Rumani), tani me banim në Samugheo të Italisë, Lăcrimioara Iva nuk është në procesin e përvojës së parë botuese, duke pasur deri më tani, pas debutimin e saj në Arad, disa vëllime të botuara të fakturave të ndryshme, poezi për të rritur dhe fëmijë, duke e përçuar idenë se ajo ka zgjedhur tashmë një mënyrë të re të të shkruarit, një rrugë të mbarë që të shpie në botën magjike të poezisë. Nuk është hera e parë kur veprat e saj janë shfaqur në gjuhën shqipe (Trishtimi vuan nga pagjumësia, etj.) të botuara në gjuhën rumune dhe shqipe, të gjitha të përkthyera nga Baki Ymeri, por edhe në gjuhën angleze e rikënduara nga Patricia Lidia (shënim yni-B. Y.).

Libri i saj më i ri (Mërgim i përkohshëm), duket i ndërtuar me të vërtetë si një "strehë e përkohshme" e jetës, siç shkruan autorja në Labirint, edhe pse shumë rrugë të hapura nuk mund të bllokohen, dhe nganjëherë, e pyet gjyshin: "Gjysh, përjetësia/ a po të shuplakos?/ Jo për tjetër,/ por, do të dëshiroja shumë/ që të kthehesh/ me flatrat në tokë! (Gjysh, a të shuplakos përjetësia?). Thuajse si një strehë, si një "dhomë" në ajetin në të cilin autori e mblodhë veten jashtë saj në formula të ndryshme vjershërimesh, ëndërra dhe kujtime (nganjëherë të ngjyrosura me aforizma satirike apo shaka, siç është rasti në „Njëmbëdhjetë bombone çokollatash me piper”.

Poetja vjen me mendimet për veten dhe për jetën në të cilën universi është i madh apo i vogël (të tilla si, për shembull, „Fitorja qarkore”), duke i kushtuar vargje fëmijërisë, dashurisë, pasurimit, reflektime të moshës së njëmë (si „Vlera e vezëve të mbështjellura në gazetë”, një prej teksteve më të bukura me ngjyra nostalgjike, që meritojnë të citohen sipas shembullit, për herë të parë, me sintagmat "engjëjt gjithnjë e më të varfër", etj. Ose fati i pleqve tanë, për të cilët duket se nuk kujdesen të gjithë ata që janë të pa shpirt. Tekstet janë kryesisht në vargun e lirë, madje edhe trevargëshe, poezi haiku, apo edhe poezi me një rresht, si për shembull: "Më fal, o Zot!: „Ndonjëherë jam e lumtur duke mos e ditur!”

Përtej analizave të mëtejshme të të folurit apo të tjera (shënim i vetëm që ne e gjejmë në librin me shprehjet e ndryshme poetike (të suksesshme me personalitet dhe origjinalitet), të gjitha të përfshira në një seleksionim të vëllimit "Mërgim i përkohshëm", me mendime të shumta dhe me dëshirat që i mbart Lăcrimioara Iva (në kuadrin e një serie të gjatë vlerash rumune jashtë vendit), e cila, megjithatë, nuk e harron vendlindjen dhe shtëpinë e saj në Rumani. Janë pllaka fjalësh në të gjitha ngjyrat e nostalgjisë, si disa "gurë gdhendur me lotë”, në një dhe të rrafshtë/ në mes të momentit”, për të mos i harruar vargjet e shkruara nga autorja me qartësim dhe thjeshtëzim.

Me këtë rast dua të theksoj përpjekjet e poetit dhe përkthyesit Baki Ymeri, duke dashur të ritheksoj se kemi të bëjmë me një poeteshë vlerash origjinale, personale dhe adekuate: Lăcrimioara Iva, hapat e shkrimve të para të së cilës janë realizuar në Rumani, por tani edhe në Itali. Të gjitha këto inkorporohen në serinë më të gjatë të ndërtuesve, jashtë vendit, një lloj i veçantë që reflekton një mënryë të re të diasporës letrare rumune. (Lăcrimioara Iva: „Mërgim i përkohshëm”, përkthim nga rumanishtja në gjuhën shqipe nga Baki Ymeri, Amanda, Bukuresht, 2019.)

BIOBIBLIOGRAFI

Lăcrimioara Iva. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. U lind më 21 Mars 1964 në Gurahont, rrethi i Aradit. Kreu Liceun e Kimisë Nr. 4 në Arad. Veprimtaria: operator i kimisë organike në Kombinatin kimik në Vladimiresku: infermiere në Çerdhen për fëmijë në Arad; referente në Drejtorinë gjenerale për mbrojtjen e fëmijëve në Arad. Ka nënshtetësi italiane, e martuar me Giuseppe Sarai dhe banon në Samughe të Sardanisë (Itali). Ka dy fëmijë: vajzën Mirabela Carmina Muj (Montreal, Kanada) dhe djalin Cosmin Darius Muj (Arad, Rumani). Debutoi më 2009 me tre vëllime poetike. Vepra të botuara: Jo gjithë kujtimet janë flutra, 2009; Duke kërkuar e përgjunjur nëpër shpirtin tim, 2009; Koha e ankorë, 2009; Haj ta kapim një yllzë, 2010; Djegje (haiku), 2010; Zog prej gline, 2010; Alarm në tavanin e shtëpisë, 2010; Cili engjëll mund të jetë gjyshja, 2010; Qiell i qëndisur me margaritarë, 2011; Në lotin tim shqepon një maz, 2013; Lutje të filtruara (haiku), 2014; Duke i kotur farat, 2014; Dimri është një stinë apo një loke?, 2015; Fusha fëshfërin me kthetrat në mua, 2016; O Zot, çka ngulfata në mendimet e mia, 2016. Është prezente me poezi në antologjitë Noi Poesis (1983), Këngë për të nesërmen (1983), Parfumi i çastit (2015), Në tavernën e shpirtit (2016), Trishtimi vuan nga pagjumësia (poezi rumanisht-shqip (2016), Clepsidra (poezi rumanisht-anglisht (2016), Shpirt prej fëmije (përralla për fëmijë, rumanisht-anlisht), 2016; Përtej zemrës jam unë, poezi rumanisht-anglisht (2017), Kutia postare, poezi rumanisht-anglisht (2017), Zhgjethime, poezi rumanisht-anglisht (2018), Mërgim i përkohshëm, poezi rumanisht-shqip, (2019).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat