Etyde

Kultura

Etyde

Nga: Viron Kona Më: 29 tetor 2019 Në ora: 18:42
Viron Kona

Ato që dua vetë

 

Vite të tëra bëra ato që më thanë,

me mendjet e të tjerëve eca në jetë,

por, tani, ju lutem, mjaft më,

do të bëjë ato që dua vetë!

 

Edhe ti

Nëse e mira tënde ka burim dhunën,

s`ke pse  e pranon atë mirësi,

nëse ajo ka burim krimin,

i përlyer në krim je edhe ti.

 

Kur

Kur për interesat e tua vetjake,

tradhton shokët dhe vendin tënd,

të gjithë do të zbojnë me neveri,

si një akrep që u lëvrin nënë këmbë!

 

Ca grurë e egjër!

 

I dija se ishin të gjithë engjëj,

vija për ta dorën në zjarr e në zemër,

por, kur nisën të ndaheshin pronat,

ca dolën grurë dhe ca dolën egjër!

 

Me siguri

 

Para të dobtëve është luan,

para të fortëve bëhet lepur,

me siguri, në ndonjë fole pylli,

do ta kenë gjetur!

 

Mirënjohës dhe mosmirënjohës

Mosmirënjohjen në jetë askush s`e pranon,

kur e pësojmë vetë  s`e përtypim dot  lehtë,

që t`jemi më t`drejtë kur t`tjerët kritikojmë,

të shohim më parë sa mirënjohës jemi vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat