Meselera: Shkurt e shqip

Kultura

Meselera: Shkurt e shqip

Nga: Sevdail Hyseni Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Qeveria

Kur na bie Qeveria,

Kërcet kënga çiftelia,

Vallëzon macja edhe miu

Fle pa brekë dhe “komshiu”

Eh, ky popull bën me sy,

Prapë një votë për Qeveri!

Burokrati

Në derë të burokratit

Shkruan parullë e vjetër:

- Për çdo punë të vogël

Eja një ditë tjetër!...

Kriza...

Deri kur në këtë botë

Thotë urtia vaj e lot:

-Dy gomarë në një grazhd,

Njëri bar e tjetri kashtë!

Mallkimi

Ik, shpirtzi,

Ti ikësh me turp,

Vraparak, gjithmonë, në pup...

Ti ke ikur,

Sa herë ke shkuar

Bythëpërvëluar...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat