Për këtë tokë...

Kultura

Për këtë tokë...

Nga: Zymer Mehani Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 09:17
Zymer Mehani

Gjyshi im ra
Për këtë tokë

Dhe vëllai këtë tokë
Mbrojti me kokë

Ah, dhe një shok
Për këtë tokë ra

E mua t'mjerit
Një krah m'u tha

Edhe një motër
Mbrojti këtë votër

S'e lejoi hasmin
Këtu t'bëjë lodër

Për këtë tokë
U flijuan shumë

-Në cilin front
Do të vdes unë?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat