Njeriu dhe mbinjeriu - poezi nga libri, " Heshtje Zjarri "

Kultura

Njeriu dhe mbinjeriu - poezi nga libri, " Heshtje Zjarri "

Më: 9 janar 2020 Në ora: 20:21
Atdhe Geci

Kosovë, trego kur do të çlirohesh

nga qeverisja e keqe, vetëpushtimi

po nuk lëvize forcën e ndryshimit

ti do mbetesh një atdhe pa popull

 

Atdhe, forca mbrojtëse çdo ditë po

zvoglohet, korrupsioni yt qeveritar

po e han lirinë e fituar me gjak! Ti,

kush po e përzë popullin n´mërgim

 

Një qytetar deputetin tuaj e pyeti:

sa jemi të lire, të veprojmë të lirë

dhe sa jemi të lirë të bashkohemi

pajtimi kombëtar asgjëkundi s´duket

 

“A është e lirë Kosova”, “A është

e lirë Shqipëria”, “ Iliriada ”, dhe

“A është e lirë Çamëria dhe Tivari”,

shtet, s´jemi të lirë aq sa e pohoni!

 

Kosovë, merr fatin tënd në duar tua

korrupsionit qeveritar preja hovin

të mos firmosin më shitje të vendit

mos e digj veten për teke hajdutësh!..

 

Atdhe Geci - poezi nga libri, " Heshtje Zjarri "

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat