Na kishin thënë na kishin treguar
kufiri na ishte te Molla e kuqe
gjithçka kishte kërcitur ishte cunguar
ditën kur Nena kishte dal...nuse...
e shashtisur njerka kishte ikur e hutuar
rrezbitur nga mosha rene i kishin dhembet
nuk ishte kthyer dot as për te uruar
nuk i bënte zemra nuk i bënin këmbët...
Dikush
dikush pamëshirshëm i ka përzier telat
do te gjurmoje ne ëndrrën tone
anijes ne prite i janë ulur velat
ne rrugëtimin e purpurt te shpresës sonë...
Themi jemi gjallë
dikush po na i grimcon stinët
me dhëmbët e prishur-çatall
po na shprish gjuhën gjakun indet
ne rrimë presim e themi jemi gjallë...
Do të të trokas tek dera
sa herë të lind dielli
sa herë të çelë pranvera
si një kometë prej qielli
do të të trokas tek dera
...dhe ti hape derën
mos e ndal pranverën
as rrjedhën e lumit
as ëndrrën e gjumit...