Ah, zëri yt!

Kultura

Ah, zëri yt!

Nga: Dedë Preqi Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:11
Nexhmije Pagarusha

Ah, zëri yt i ngjyruar me dashuri

Dridhshëm, në agun e ditës kumbon,

Me ty kënduan lumenj, fusha e male

Dhe bariu, baresha me dele në luadhe.

Ah, zëri yt i ëmbël zogjtë i rritë në tufa

Me tingujt e rrallë që këndon Pagarusha,

Koha vrapon dhe rrëshqet ndër duar

Fushës duke i derdhë kallëzit me grur.

Ah, zëri yt kurrë nuk pranë pa fund

Jehon e ringjallet në krahët e pulëbardhave,

A, i besohet kumtit të ikjes tënde këtë mot

Këmbanë e pikëlluar, rrahe ftoht në këtë mort.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat