Poezia dhe amshimi

Kultura

Poezia dhe amshimi

Nga: Nexhat Halimi Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:40
Nexhat Halimi

Natyrisht koha nuk përsëritet në asnjë mënyrë

Veç ky mëngjes ngjet i njëjtë 33 vjet më vonë

E në hapësirë nuk pushonte të luante engjëlli me lirë

Ikim me dy ditë pranverë e binte ndopak borë

E zemrat ngrirë me gjethet pa ndjenjë në kurorë

Me babanë e vdekur udhëtonim për në Dumnicë

Të gjithë ndjenim mall për rrënjën në Toplicë

I mbytur në lot ecja në kolonën e gjatë të zezë

Te varrezat e vjetra ta hapnim dhe `i varr të ri

Me lotët të akullt të ngrirë faqesh dhe në vetmi

Buzë vijës së ujit bri jallisë me lule të xhenetit

Ikja e ikja rrugës së egër të mjegullt të vetit

E shelgu me zgërbonjë kërciste degët nën krahnezë

E ndarja shkruante dhembje të thellë me tërbim

Ja pse kujtimi nuk vdes e poezia është amshim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat