Për ty, Zahir trimi

Kultura

Për ty, Zahir trimi

Nga: Zymer Mehani Më: 12 prill 2020 Në ora: 08:43

Me trimërinë Tënde
Mburret mbarë Kosova
N’monument madhështor
Prishtinën e ruan

Ti o Komandant
Që për Ty s’ka mort
E mahnite botën
Pleq e t’rinj të duan

Populli t’ admiron
Dhe të kujton gjatë
U shndërrove n’mermer
n’shtatore të lartë

E përshkoi epokën
Heroizmi yt
madhështor si n’balada
Madhështor si n’epikë

Bashkë me Legjendarin
Komandant Ademin
Komandant Zahir
koha t’ nxori n’ dritë

I madh në trimëri
I rreptë për armikun
Triumfove prore
Për t'shtrenjtën liri

Barut, pushkë e top
Rrufe për armikun
N'legjendë u shndërrove
Zahir Pajaziti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat