Në vitin 99

Kultura

Në vitin 99

Nga: Zymer Mehani Më: 15 prill 2020 Në ora: 08:56
Zymer Mehani

Në vitin nëntëdhjetenëntë
Këtu n’ Dardani
Qytete, fshatra kudo
U bënë shkrumb edhe hi

Vëllanë seç e humbi motra
E burri gruan e tij
Në mes gërmadhash e zjarresh
Prindërit s’i gjente një fëmijë

Njerëzit të uritur bridhnin
Rrugëve në grupe bashkuar
Nga shkonin as vetë s’e dinin
Masakrave për t’iu shpëtuar

Të iknin nga zjarri donin
Çdokush nga tmerri t’shpëtonte
Ditë edhe natë rrugëtonin
Andej ku paqja mbretëronte

Dhe kishin prijësin e vet
Që forcat u përtërinte
Ai kish t’madh një siklet
Ngase rrugën fare s’ dinte

Dhe ish një çupë 12- vjeçe
Me vëllanë vocërrak për dore
Porsi nëna sillej për merak
Kur i përcillte ditëve shkollore

Kur sytë e mi i mbyll dhe sot
I shoh se si shtegtojnë si n’vegim
Nga njëri  fshat i shkatërruar
Në tjetrin fshat të atdheut tim

Gjaku i dëshmorëve solli lirinë
Këtu në Dardani te ne
Tani jem t’lirë unë edhe ti:
-Jetë e mot rrofsh, Kosovë e Re!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat