Eja vetëm ti...

Kultura

Eja vetëm ti...

Nga: Zymer Mehani Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:47
Zymer Mehani

Eja, vetëm Ti...
Me shushurimën e gjetheve
Që bien nga degët,
Me vesën e mëngjesit
Që tretet nga rrezet..

Eja vetëm Ti
Me vezullimë yjesh
Që dridhen në mbrëmje,
Me dëlirësi zemrash
Që rrahin me dhëmbje...

Eja, vetëm Ti...
Si ujëvarë e gurrë
Ti o shpirt i ëmbël
Që s' më braktisë kurrë,

Eja vetëm Ti
Ilaç i qetësisë sime,
Ti je dashuria
Yll i jetës sime
Eja, vetëm Ti
Ti o dashuri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat